Arrestohet 57 vjeçari,kultivonte cannabis sativa

03/07 13:22
Credits to Apollon TV
Arrestohet 57 vjeçari,kultivonte cannabis sativa

Roskovec, Fier

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në bahçen pranë banesës së tij në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
——-

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Lushnje, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.