Arrestohet 38 vjecari, iu gjet lëndë narkotike në automjetin e tij.

05/06 12:39
Credits to Apollon TV
Arrestohet 38 vjecari, iu gjet lëndë narkotike në automjetin e tij.

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe një rast në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike cannabis sativa, kokainë dhe një armë e ftohtë, vihet në pranga poseduesi i tyre

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “15 Tetori”, Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me të cilin po udhëtonte janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 dozë me lëndë narkotike kokainë, 351 fara kanabisi dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
—————————————————

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes së biçikletave në qytetin e Fierit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si edhe procedohen penalisht 2 të tjerë, sekuestrohen në cilësinë e provës materiale biçikletat e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar për evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 42 vjeç dheR. Xh., 18 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. Sh., 68 vjeç, dhe N. P., 89 vjeç, të dy banues në Fier.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e mitur Xh. Xh., 13 vjeç dhe E. Xh., 11 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer disa vjedhje të biçikletave në qytetin e Fierit, të shtyrë nga shtetasi R. Xh., dhe i kanë shitur tek shtetasi P. Sh.
Bicikletat e vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në dyqanin/servisin e shtetasve M. Z dhe N. P., në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.