Arrestohet 31-vjeçari në Berat, ngacmoi seksualisht një të mitur.

16/03 10:52
Credits to Apollon TV

Një 31-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Berat, për shkak se dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, 15 vjeçar.

Personi i vënë në pranga është 31-vjeçari nga Kuçova me inicialet P.P, ndërsa vijojnë hetimet për rastin.

Njoftimi i policisë së Beratit:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi i shtetasit P.P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 15-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Ngacmim seksual”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.