Arrestohen 4 shtetas për drejtim të parregullt të mjetit, procedohen dy të tjerë.

11/07 11:21
Credits to Apollon TV
Arrestohen 4 shtetas për drejtim të parregullt të mjetit, procedohen dy të tjerë.

Berat

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”

Ndalohet një shtetase tjetër për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Deklarat e rreme para Oficerit Policisë Gjyqësore”.

Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor dhe bëhen rrezik për aksidente.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë shtetasit K.B., 46 vjeç, banues në Starovë, Berat, A.P., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, A.L., banues në Kuçovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës, gjithashtu u arrestua shtetasi M.Xh., 44 vjeç, banues në Uznovë, Berat, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
————–
Kuçovë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetases G.D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë pasi kishte marë me qera një mjet të cilin ja kishte dhënë shtetasit K.O., 35 vjeç, i cili është i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.