Arrestohen 3 persona nëbashkinë Lushnje dhe Divjakë për vepra të ndryshme penale!

25/08 14:50
Credits to Apollon TV
Arrestohen 3 persona nëbashkinë Lushnje dhe Divjakë për vepra të ndryshme penale!

Zyrat e policisë lokale të Lushnjes dhe të Divjakës,Në mesditën e kësaj të premteje,kanë arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale. 28 vjeçari me inicialet B.Sh. banues në Lushnje, është ndaluar në flagrancë pasi është kapur nga forcat e këtij komisariati duke drejtuar automjetin e tij në gjëndje të dehur. Sa kaq ,një tjetër 28 vjeçar me inicialet D.B banues në Lushnje , është arrestuar dhe ky në flagrancë pasi ka kanosur nënën e tij e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtje. Kurse policia e Divjakës ka arrestuar shtetasin 50 vjeçar me inicialet A.D .Pasi në banesën e tij në fshatin Muçias , kishte kultivuar 8 bimë narkotike cannabis sativa.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.