Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën: Fillon nga ata që janë në pushtet…

06/07 13:57
Credits to Apollon TV
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën: Fillon nga ata që janë në pushtet…

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për arrestimet që ndodhën në Lushnje me urdhër të SPAK, ku mes të arrestuarve është edhe kryebashkikau Fatos Tushe, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Ngjela tha se ky është vetëm fillimi dhe SPAK e ka nisur goditjen nga ata që kanë pushtetin, por do të vijojë dhe me të djathtën.

“Duken shenjat që SPAK po godet majtas, të shohim se kjo është lufta anti-korrupsion. Kjo është skemë e nxjerrë nga Napoleon Bonaparti, kur frenoi terrorin në Francë, i ra majtas, se ai dhe revolucioni ishin majtas. Duke thënë se nuk është me tendencë, pastaj i ra dhe të djathtëve, i bëri copë dhe ata. Kur janë të inkriminuar të dy palët, e fillojnë nga ata që janë në pushtet,” – tha Ngjela për emisionin “Breaking”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.