Arrestimi i Fatos Tushes, shefi i SPAK paralajmëron: Nuk është fundi, por vetëm fillimi! Pastrimi i parave dhe tenderat janë prioriteti ynë

07/07 14:43
Credits to Apollon TV
Arrestimi i Fatos Tushes, shefi i SPAK paralajmëron: Nuk është fundi, por vetëm fillimi! Pastrimi i parave dhe tenderat janë prioriteti ynë

Shefi i SPAK Arben Kraja ka marrë pjesë sot në eventin e organizuar nga ministrja Gjonaj për drejtësisën, “Forcimi i drejtësisë penale”, ku ka folur për punën, prioritetet dhe objektivat e institucionit që ai drejton.

Lidhur me operacionet e fundit, si “Shpirti”, ku u arrestuan 28 trafikantë dorge dhe zyrtarë e ish-zyrtarë policie; si dhe operacioni i djeshëm ku u arrestua kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe e zyrtarë të Bashkisë, Kraja u shpreh se ky nuk është fundi, por vetëm fillimi.

“Nuk është fundi, është fillimi. Do të vazhdojmë me të njëjtat përparësi. Pastrimi i parave, lufta kundër abuzuesve të fondeve publike janë prioriteteve tona”, u shpreh kreu i SPAK. Ai tha se puna e prokurorëve të posaçëm përfundon kur gjykata jep vendimet për personat që ata arrestojnë. AI përmendi si rast sukesei dhe dënimin e 17 anëtarëve të grupit të Avdylajve.

Gjithashtu, Arben Kraja i ka kërkuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj që të mendohet për një hapësirë më të madhe për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët shumë shpejt do të nisin punën, krah prokurorëve të SPAK.

“Byroja Kombëtare e Hetimit është drejt përfundimit grupi i parë nis punën dhe grupi i dytë besoj se deri në fund të vitit të jetë gati. Nisur nga numri i miratuar i grupit të Byrosë së Hetimit është e rëndësishme që të mendohet për hapësirën e tyre. Besoj se do të kemi punë për të bërë sidomos në raportimin e të dhënave”, tha Kraja.

Për të ardhmen, shefi i SPAK u shpreh optimist dhe u zotua për “shumë punë”. “Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë por me vullnetin e të gjithë prokurorëve do të mund t’ja dalim. Bashkëpunimi do të vijojë me të gjithë institucionet.”

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.