Arrestimi i biznesmenit Isuf Isufi në Shkodër: “Shqiponjat” e pritën në “Perash”, me vete kishte pistoletën pa leje dhe çantën me para

20/07 10:30
Credits to Apollon TV
Arrestimi i biznesmenit Isuf Isufi në Shkodër: “Shqiponjat” e pritën në “Perash”, me vete kishte pistoletën pa leje dhe çantën me para

Biznesmeni Isuf Isufi është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, shkruan newsbomb.al. Policia njofton se kanë qenë Forcat Shqiponja ato që i kanë “zënë pritë” biznesmenit në Lagjen Perash dhe nga kontrolli, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë pa leje dhe një sasi lekësh e eurosh.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, dhe nëpërmjet një kontrolli të befasishëm në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin Isuf Isufi të cilit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i biznesmenit 49 vjeçar, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shkruan newsbomb.al. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kush është Isuf Isufi

Në 2019 ai ka qenë dhe zv-president i klubit të Futbollit Vllaznia, kur ky klub drejtohej nga një kompani italiane. Isuf Isufi është vëllai i Hasan Isufit, i cili vjet në 2020 plagosi me dy plumba shtetasin Gëzim Bici dhe më pas armën e hodhi në lumin Buna. Shkak u bë negociatat e prishura për blerjen e një prone në Shkodër.

Hasan Isufi është pronar i kompanisë së peshkut “Isufi Shqype” dhe ka në përdorim ishullin në lumin Buna në Shkodër. Ky i fundit i lindur në Fier, por banues prej shumë vite në qytetin e Shkodrës, hapi zjarr me pistoletë duke e qëlluar me dy plumba në trup, Gëzim Bicin. Bici arriti ta njohë Isufin dhe sapo shkoi policia në vendngjarje iu tregoi se ishte qëlluar nga tregtari i peshkut Hasan Isufi.Isuf Isufi 1215924521 632642304363913 3504781384790555167 n

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.