Arkivoli I mbuluar me flamurin argjentinas, kortezhi kilometrik për lamtumirën e Maradonës (FOTO)

26/11 17:59
Credits to Apollon TV

Diego Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, vdiq dje në moshën 60-vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Homazhet për legjendën po mbahen në Pallatin Presidencial në Buenos Aires, ku për tre ditë dashamirësit e sportit dhe jo vetëm do t’i japin lamtumirën.

Në pamjet e publikuara në mediat e huaja shihet se arkivoli i tij është mbuluar nga flamuri Argjentinas dhe fanella e ‘Boca Juniors’.

Pas tronditjes për vdekjen e Diego Maradonës, kanë dalë edhe rezultatet paraprake të autopsisë së trupit të “10” argjentinase. Sipas raportit, shkaku i vdekjes ishte: “dështimi akut i zemrës, në një pacient me kardiomiopati të zgjeruar”.  Autopsia u krye midis orës 19.30 dhe 22:00 në spitalin “San Fernando”.

Familja e Diegos kishte kërkuar që ekspertët të mos hynin me celularë nga frika e një “viralizimi” të mundshëm të fotove të të ndjerit. Personi i fundit që e pa atë gjallë ishte nipi i tij, Jonatan Espósito (djali i María Rosa, “Mary”, motra e Diegos), në datën 23, të martën, para se të binte në gjumë, sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.