Arilena Ara dhe Alban Skënderaj së shpejti me një bashkëpunim

28/11 17:55
Credits to Apollon TV
Arilena Ara dhe Alban Skënderaj së shpejti me një bashkëpunim

Alban Skënderaj dhe Arilena Ara po vijnë me një bashkëpunim. Dy artistët kanë bashkuar forcat për një duet, për të cilin nuk ka ende një datë publikimi, sipas “News31.al”. Gjithashtu, mësohet se klipi është xhiruar në disa zona turistike malore në Kosovë.

Pak javë më parë, menaxheri i Arilenës, Popi Kola tregoi se këngëtarja do të vijë shumë shpejt me një projekt të ri muzikor. Ky do të ishte i pari pas këngës “Shaj” me të cilën doli fituese e Festivalit të Këngës.

Përsa i përket Albanit, projekti i tij i fundit erdhi 5 muaj më parë, në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe titullohet “Parajsa ime”. Albani dhe Arilena janë njohur në “X Factor Albania 2”, ku këngëtari ishte pjesë e jurisë, kurse Arilena konkurrente.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.