Ardit Gjebrea infektohet me COVID-19, ja si paraqitet gjendja e tij

13/02 18:18
Credits to Apollon TV
Ardit Gjebrea infektohet me COVID-19, ja si paraqitet gjendja e tij

Ardit Gjebrea është infektuar me koronavirus! Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregon se gjendja e tij aktualisht ndodhet e mirë dhe se ka temperaturë vetëm pak më të lartë se normalja.

Po ashtu Arditi ka treguar se do të qëndrojë i mbyllur në shtëpi deri në shërimin e plotë të tij, por ‘E Diela Shqiptare” këtë herë do të zhvillohet nga shtëpia.

“Dita e dytë- pozitiv! Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç-mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha, na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës, që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”,shkruan Arditi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.