Ardit Çela nxir dokumentin dhe bën denoncimin: Perla e radhës, KQZ futi duart tek kutia dje duke vazhduar masakrën e procesit

18/05 13:56
Credits to Apollon TV
Ardit Çela nxir dokumentin dhe bën denoncimin: Perla e radhës, KQZ futi duart tek kutia dje duke vazhduar masakrën e procesit

Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit, Ardit Çela, ditën e sotme ka bërë një denoncim, ku thotë se KQZ, “ka futur duart” në kutitë e zgjedhjeve materiale ditën e djeshme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se “KQZ futi duart dje në kutinë e votimit, duke vazhduar masakrën e procesit zgjedhor”.

Çela ndër të tjera shkruan se në procesverbalin e marrjes në dorëzim raportohen 738 fletë votimi të tërhequra, ndërsa në procesverbalin e mbylljes së votimit janë 700 fletë votimi.

“Perla e radhës nga QV. 3445, kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakren e procesit. Ne procesverbalin e marrjes ne dorezim raportohen 738 flete votimi te terhequra!

Ne procesverbalin e mbylljes se votimit raportohen 700 flete votimi! Nderkohe qe raportohen 310 votues, dhe flete votimi 314. A keni akoma dyshime?” shkruan ai në postimin e tij.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.