Apeli i Posaçëm lë në qeli kryebashkiakun Fredi Beleri

14/07 11:59
Credits to Apollon TV
Apeli i Posaçëm lë në qeli kryebashkiakun Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri. Ky i fundit ndodhet në paraburgim prej 12 Majit, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, me akuzën e shitblerjes së votave.

Fredi Beleri ka ankimuar qëndrimin në qeli përmes avokatëve të tij dhe kërkonte masë më të butë sigurimi, por togat e zeza kanë vendosur këtë të premte që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

E pranishme ka në seancë ka qenë dhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri. Fredi Beleri ka marrë mandatin si kryebashkiak i Himarës, por ai nuk është betuar para Këshillit Bashkiak sepse Gjykata e Posaçme nuk i ka dhënë leje të dalë nga qelia.

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë 14.07.2023

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 114 akti, datë 05.07.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”- thuhet në komunikatë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.