Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, mbi 150 vite burg për grabitësit e blindave me para në Rinas

12/07 16:01
Credits to Apollon TV
Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, mbi 150 vite burg për grabitësit e blindave me para në Rinas

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për të lënë në burg të gjithë anëtarët e bandës që grabitën blindat me para në Rinas. Ata akuzohen për dy episode të vjedhjes së blindave me para në rrugën e Rinasit dhe një banke te stacioni i Trenit nëë Tiranë.

Më herët, Gjykata ka dhënë mbi 150 vite burg në total për 8 anëtarët e bandës.

Këtë vendim ka lënë në fuqi dhe Gjykata e Posaçme e Apelit, por me një ndryshim pasi të gjithë të dënuarit kanë përfituar gjykim të shkurtuar.

8 anëtarët e bandës së grabitjeve në Rinas:

1- Dash Kupa – 27 vite burg (por aplikohet gjykimi i shkurtuar)
2- Ernest Kupa – 26 vite burg (por aplikohet gjykimi i shkurtuar)
3- Neim Avdylaj – 26 vite burg (por aplikohet gjykimi i shkurtuar)
4- Ditjon Memlika – 8.6 vite burg (por aplikohet gjykimi i shkurtuar)
5- Admir Çerpja – 8.6 vite burg (por aplikohet gjykimi i shkurtuar)
6- Dritan Sinani – 20 vite burg (por aplikohet gjykimi i shkurtuar)
7- Fatjon Xhyliu – 21 vite burg (por aplikohet gjykimi i shkurtuar)
8- Aleksandër Murataj – 19 vite burg (por aplikohet gjykimi i shkurtuar)

Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja duke qenë se kanë pranuar të jenë bashkëpunëtorë të drejtësisë, kanë përfituar masë më të ulët dënimi. Një vvitë më parë Çerpja ësshtë liruar nga burgu. Të gjithë të dënuarit përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit, për shkak se kanë pranuar fajësinë dhe gjykimin e shkurtuar.

Në atë që quhet si grabitja e blindave me para në rrugën e Laknasit, u grabitën rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute. Ndërkohë, në grabitjen e blindave në rrugën Tiranë-Rinas, u rrëmbyen nga automjetet e bankave thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera. Në episodin tjetër, atë të grabitjes së bankes u vodhën 900 mijë franga.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.