
Anglia futet për herë të tretë në izolim total, Boris Johnson i bën thirrje njerëzve të mos dalin nga shtëpia


Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Anglia duhet të shkojë për herë të tretë në një bllokim total për shkak të shifrave alarmante të shkaktuara nga varianti i ri i koronavirusit. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen dhe për të ndihmuar vaksinimin në Mbretërinë e Bashkuar.
Johnson thotë se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin nëse nuk kanë një arsye të domosdoshme si blerja e ushqimeve apo puna. Personat e vetëm që do të lejohet të dalin për të shkuar në punë janë ata që nuk mund të bëjnë punën nga shtëpia.
Shkollat fillore dhe të mesme duhet të kalojnë në mësimin online që prej ditës së nesërme, shtoi Johnson. Duke pasur parasysh këtë, nuk është “e drejtë” që të gjitha provimet të zhvillohen këtë verë, thotë ai.