
Ambulanca e Infektivit përplaset te 9-katëshet në Tiranë, po transportonte në spital një pacient


Një autoambulancë për të cilën ka raportime se është e Spitalit Infektiv është përplasur me një automjet të parkuar pranë 9 – katësheve në Tiranë. Brenda mjetit ndodhej edhe një pacient ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Salla operative e policisë së kryeqytetit nuk ka dhënë ende asnjë njoftim për ngjarjen.