Ambientalistët e huaj apelojnë qeverinë Shqiptare të nisë planifikimin për ngritjen e Parkut Kombëtar të Vjosës.

16/03 11:52
Credits to Apollon TV
Ambientalistët e huaj apelojnë qeverinë Shqiptare të nisë planifikimin për ngritjen e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Ekologjisti gjerman, Michael Succow, i drejtoi një letër të hapur kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe autoriteteve të Bashkimit Europian, duke i vënë në dijeni se ekosistemi i lumit të fundit të virgjër në Europë po shkatërrohet dita-ditës.

“Vjosa është dhuratë e madhe jo vetëm për banorët e Shqipërisë, por për të gjithë evropianët dhe më gjerë,” shkruan profesori 79-vjeçar, i cituar nga radiotelevizioni gjerman,“DW”.

Sipas tij, rreth 30 projekte për hidrocentrale të reja përgjatë lumit përbëjnë rrezik për habitatin natyror dhe biodiversitetin e spikatur të zonës.

Sipas organizatës “EcoAlbania” përgjatë Vjosës jetojnë aktualisht 1,175 specie kafshësh dhe bimësh, 119 specie të mbrojtura sipas ligjit shqiptar dhe 39 specie që janë në Listën Ndërkombëtare të Specieve të Kërcënuara.

Me ngritjen e Parkut Kombëtar të Vjosës, gjithë zonës do i vendosej një kurorë mbrojtëse.

“Kjo do të ishte arritje gjigante për natyrën e Europës dhe mund të shërbente si model për BE-në,” shkruan ndër të tjera profesori Succow, fitues i çmimit alternativ Nobel për mbrojtjen e mjedisit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.