Ambasadorja Kim takon kryeprokurorin Çela: Askush nuk është mbi ligjin

22/04 14:31
Credits to Apollon TV
Ambasadorja Kim takon kryeprokurorin Çela: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka përcjellë sot mesazhin e Shteteve të Bashkuara se ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht”.

Ambasadorja Kim e ka përcjellë mesazhin në një takim me prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela ndërsa pritet të takojë së shpejti shefin e SPAK-ut, Kraja. Ajo takoi të hënën drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu dhe në të tre takimet thotë se përcjell mesazhin e Shteteve të Bashkuara.

“Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht në mënyrë të plotë. Asnjë trajtim të posaçëm. Asnjë përjashtim. Askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh Kim. Edhe më herët ambasadorja Kim por edhe anëtarë të tjerë të Trupit Diplomatik në Tiranë kanë apeluar për shprehjen e plotë dhe të lirë të vullnetit të qytetarëve në zgjedhje.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.