Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim rezulton pozitive me COVID-19

12/02 13:25
Credits to Apollon TV
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim rezulton pozitive me COVID-19

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja, përmes një postimi në rrjetet sociale. ajo shkruan se është vetë-izoluar në shtëpi, nga ku do të vazhdojë detyrat e saj. Kim u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë për t’u kujdesur për shëndetin e tyre. 

“Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj!” shkruan Yuri Kim.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.