Ambasadorja e SHBA nga Shkodra impresionohet nga sistemi i kartave biometrike dhe jep mesazhin: Kjo është dita juaj

25/04 9:43
Credits to Apollon TV
Ambasadorja e SHBA nga Shkodra impresionohet nga sistemi i kartave biometrike dhe jep mesazhin: Kjo është dita juaj

Ambasadorja e SHBA, Juri Kim gjendet në Shkodër që nga mbrëmja e djeshme dhe sot në mëngjes ka shkuar në një prej qendrave të votimit në këtë qytet. Është në gjimnazin “28 nëntori” ku po ndjek procesin e votimit dhe do të dalë me një deklaratë, raporton newsbomb.al.

“Pata një mundësi të mrekullueshme të shihja demokracinë në veprim në Shqipëri. Sistemi i ri i kontrollit të kartave biometrike funksiononte në mënyrë shumë të mirë. Fillimisht karta nuk doli në sistem por menjëherë plani i dytë u vu në veprim.

Dua të theksoj se SHBA nuk mbështesin një parti të caktuar apo kandidat por mbështesim të drejtën e shqiptarëve të votuar. Le të shpresojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë mundësinë të votojë. Kjo është dita juaj”- tha Juri Kim.

Në qarkun e Shkodrës deri më tani sipas të dhënave të KQZ kanë votuar 874 meshkuj dhe 571 femra, me një përqindje prej 2.5 përqind të gjithë të votuesve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.