Ambasadori britanik apel partive politike: Siguroni që kandidatët të jenë të ‘pastër’, jo të inkriminuar

25/02 16:43
Credits to Apollon TV
Ambasadori britanik apel partive politike: Siguroni që kandidatët të jenë të ‘pastër’, jo të inkriminuar

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka bërë një apel për partitë politike në vend, lidhur me kandidatët për deputetë që do të pëzgjedhin për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në Twitter, zyrtari i lartë u ka kërkuar partive politike që të sigurojnë që kandidatët për deputetë të mos jenë të përfshirë në krimin e organizuar apo korrupsion.

“Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.”- shkruan Duncan në Tëitter.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.