Ambasadorët në Tiranë bojkotojnë Sali Berishën pas “Non Grata-s”, në zyrë i shkon vetëm diplomati hungarez, FOTO që publikoi ish-kryeministri

20/07 14:01
Credits to Apollon TV
Ambasadorët në Tiranë bojkotojnë Sali Berishën pas “Non Grata-s”, në zyrë i shkon vetëm diplomati hungarez, FOTO që publikoi ish-kryeministri

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, u shpall pak kohë më parë person “Non-Grata” nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Berishës dhe familjes së tij iu ndalohet hyrja në SHBA pasi konsiderohen persona të përfshirë në korrupsion dhe që kanë përfituar nga pushteti.

Si kundërpërgjigje, Berisha doli në konferencë me gazetarët dhe u shpreh se do të hidhte në gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi e konsideronte vendimin për shpalljen e tij dhe të familjes “Non Grata”, si të iniciiuar nga miliarderi George Soros.

Pavarësisht kësaj, mesazhi në Tiranë kishte ardhur i qartë.

Diplomatët e huaj, persona publikë në Shqipëri, u distancuan nga ish-kryeministri dhe bojkotuan takimet me të. Ata kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke ditur dhe masat që Departamenti Amerikan i Shtetit ak marrë edhe ndaj zyrtarëve të lartë të shteteve të tjera. Pranuan akuzat e SHBA ndaj ish-kryeministrit shqiptar.

I vetmi ambasador që i ka shkuar Berishës në zyrë që prej shpalljes së tij “Non Grata” është diplomati i Hungarisë i akredituar në Tiranë, Lorant Balla. Vetë ish-kryeministri shqiptar ndan një foto më ambasadorin hungarez dhe thotë se dje është takuar me të në zyrë.

“Te dashur miq sot prita ne nje takim ambasadorin e Republikes se Hungarise, z Lorant Balla. Ne kete takim shpreha mirenjohjen per mbeshtetjen e çmuar qe Hungaria mike i ka dhene dhe i jep Shqiperise si dhe diskutuam dhe shkembyem mendime per zhvillimet politike ne vend”, shkruan Berisha.

Screenshot 1 50
Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.