Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikon videon e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”

11/05 22:37
Credits to Apollon TV
Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikon videon e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një video të stërvitjes së Nato-s, “Defender Europe 21”, e cila prej disa ditësh vijon në portin e Durrësit.

Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë, ku do të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, po zhvillohet dhe në vendin tonë, dhe do të vijonë në 7 baza të ndryshme.

“Defender 21” u çelet më 4 Maj dhe pritet të zgjasë deri në 9 Qershor.

Shqipëria është një nga 16 vendet mikpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat tona të Armatosura, do të përfaqësohen me rreth 1000 trupa.

Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.