“Alo, familjari ynë është mbytur”, polumbarët vihen në kërkim të trupit te liqeni i Farkës

17/07 22:33
Credits to Apollon TV
“Alo, familjari ynë është mbytur”, polumbarët vihen në kërkim të trupit te liqeni i Farkës

Një 45-vjeçar me iniciale B.H., dyshohet është mbytur sot në Liqenin e Farkës në Tiranë.

Familjarët kanë njoftuar policinë, ndërsa kjo e fundit ka vënë në lëvizje polumbarët për të kërkuar trupin e pajetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.

Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.