Alitalia drejt mbylljes: Marrëveshje me BE-në, ose për një muaj ul avionët në tokë

04/04 22:28
Credits to Apollon TV

Operatori italian i fluturimeve, që ushtron aktivitet dhe në Shqipëri, Alitalia, është në situatë të vështirë. Il Sole 24ore shkruan se Alitalia ka vetëm një muaj jetë. Në fund të prillit, nëse nuk arrihet të zgjidhet konflikti me me Komisionin Europian mbi lindjen e një mini-ndërmarrje të re publike, atëhere Alitalia mund të ulë avionë në tokë.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Swissair që uli avionët më 2 tetor 2001. Më pas u krijua kompania Swiss, e cila u ble nga Lufthansa dhe u rivu në punë.

Kompanisë italiane i kanë mbaruar paratë. Të ardhurat ranë nga 3.1 miliardë euro në 2019-n, në 829 mln euro në 2020. Qeveria italiane, krahas negociatave me BE-në, ka dhe një plan rezervë për të dhënë me qira avionët e Alitalia.

Në Shqipëri, “Alitalia” ka vijuar të humbë pjesën e tregut në raport me disa vite më parë. Nga 32% në 2015-n (më i madhi pas daljes nga tregu të “Belle Air”), në vitin 2020, përmes operatorit ajror italian u realizuan vetëm 6% e fluturimeve.


Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.