Aleanca për Teatrin kërkon dëshmitarë Ramën dhe Braçen te Gjykata Kushtetuese, Presidenca do prova shtesë dhe kërkon të thirren 14 persona të tjerë

03/06 13:32
Credits to Apollon TV
Aleanca për Teatrin kërkon dëshmitarë Ramën dhe Braçen te Gjykata Kushtetuese, Presidenca do prova shtesë dhe kërkon të thirren 14 persona të tjerë

Në Gjykatën Kushtetuese mbahet sot seanca e parë për paditë e depozituar nga Presidenti Ilir Meta, për shembjen e Teatrit Kombëtar, shkruan newsbomb.al. Relatore për këtë padi është anëtarja Fiona Papajorgji.

Si palë në këtë seancë është dhe Aleanca për Teatrin. Ajo kërkon që kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe të thirren në cilësinë e dëshmitarëve. Nuk dihet arsyeja pse Aleanca kërkon pikërisht në seancë Ramën dhe Braçen.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Presidentit Meta, Bledi Dervishaj ka kërkuar që në seancë të merren prova shtesë por kjo kërkesë nuk është pranuar. Këtë e ka pohuar dhe vetë Dervishaj, i cili ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën për prova shtesë, shkruan newsbomb.al.

Dervishaj ka depozituar një listë me 14 persona, që sipas tij duhet të pyeten në cilësinë e dëshmitarëve nga Gjykata Kushtetuese.

Dëshmitarët që kërkon Bledi Dervishaj i Presidencës

1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. “Kemi folë paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët” u shpreh Dervishaj.

2. Përfaqësues të Europa Nostra

3. Përfaqësues të KLSH

4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias

5. Bujar Leskaj, ish kreu i KLSH

6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi

7. Erjon Veliaj

8. Arbjan Mazniku

9. Toni Gogu

10. Behar Zeneli

11. Artan Lame

12. Artan Shkreli

13. Mirela Kumbaro

14. Elva Margariti

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka depozituar dy padi në Gjykatën Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar, shkruan newsbomb.al. Njëra i përket shfuqizimit të ligjit për kalimin e pronësisë së Teatrit tek Bashkia Tiranës dhe tjetra shfuqizimit të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Provat shtesë që kërkon përfaqësuesi i Presidencës

1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar

2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit

3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit

4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës

5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture

6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike

7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës

8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike

9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin

10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm

11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit

12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje

13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën

14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë

15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës

16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion

17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure.

18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar

19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.

20. KLSH i ka kërkuar Institutit të Monumenteve të Kulturës të detyrojë bashkinë ta ndërtojë teatrin, aty ku ishte, me të njëjtën arkitekturë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.