Alarm për eksploziv në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”, RENEA dhe POLICIA drejt vendngjarjes

26/07 21:08
Credits to Apollon TV
Alarm për eksploziv në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”, RENEA dhe POLICIA drejt vendngjarjes

Një alarm për eksploziv është dhënë mbrëmjen e sotme tek stadium Dinamo. Një valixhe ndodhet tek shkallët e një dyqani, e cila dyshohet se ka eksploziv.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

“Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur. Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.