Aktualitet Çfarë ndodhi me protestat? Meta: Ju nuk doni të shikoni protestat

28/09 14:29
Credits to Apollon TV
Aktualitet  Çfarë ndodhi me protestat? Meta: Ju nuk doni të shikoni protestat

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kishte deklaruar se vjeshta do të ishte pranvera e protestave.

Në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme ai u pyet nga gazetarët se çfarë ka ndodhur me protestat pasi partia që Meta drejton deri tani ka organizuar vetëm një protestë te Inceneratori i Tiranës.

Ish-Presidenti foli për protestat e nxënësve dhe prindërve, të cilat sipas tij nuk duhen nënvlerësuar.

“Unë besoj se ju nuk doni të shikoni protestat. Protestat që keni parë të fëmijëve dhe prindërve. Të gjimnazistëve, prindërve dhe gjithçka tjetër. Mos i nënvlerësoni këto protesta sepse burojnë nga shpirti i qytetarëve të provokuar nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Do të vazhdohet në rrugën e protestave sepse protestat i prodhon vetë kjo qeveri”, tha Meta.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.