Aktualitet Aksident në Tiranë, autobusi përplas 39-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

29/09 17:49
Credits to Apollon TV
Aktualitet  Aksident në Tiranë, autobusi përplas 39-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

Një 39-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur ditën e sotme në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet I.M duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar 39-vjeçarin me inicialet E.C që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.