Akti Normativ për sigurimin e dozave, Manastirliu: Objektivi është të vaksinojmë 15 mijë persona në ditë

23/03 10:06
Credits to Apollon TV

Ditën e sotme po zhvillohet Kuvendi, i cili është mbledhur për të miratuar Aktin Normativ, për dhënien e autorizimit të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliut dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetajt zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinave.

Manastirliu në fjalën e saj është shprehur se deri më tani janë vaksinuar 30% e arsimtarëve.

Ajo tha se synimi është që të vaksinohen 15 mijë persona në ditë, teksa tha se duhet të miratohet akti normativ për të arritur sa më shumë marrëveshje me kompanite e ndryshme në vend që kanë vaksinat.

“30% e mësuesve janë vaksinuar me vaksinat e AstraZeneca, rritur në sajë të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me instrumentin e COVAX-it. Në Shqipëri do të mbërrijnë doza të ndryshme vaksinash, ku kemi për të marrë doza nga Pfizer, nga AstraZeneca dhe dje ka mbërritur vaksina ruse. Edhe me mbërritjen e dozave të tjera, ku presim dozat e Pfizer, gjithashtu akti normativ që miratojmë sot i hap rrugë negociatave me kompani prodhuese që kanë ato certifikime të duhura që të kemi disponim të lartë të vaksinave.

Shqipëria përmes një plani të mirëstrukturuar objektivi është të shtrihet vaksinimi, por e rëndësishme është që po punojmë që edhe kapacitetet tona t’i kemi kur të jetë i mundur vaksinimi masiv, objektivi është të administrojmë 15 mijë persona në ditë.

Akti normativ që miratojmë sot është pikërisht dhënia e lejes, për të vijuar negociatat me ato prodhues të vendeve që kanë tashmë vaksina të certifikuara dhe distributorë të autorizuar, që të kemi mundësi të vijojmë këtë proces masiv të gjithë vendit. Vetëm disa vende të mëdha kanë siguruar 70% të tregut të vaksinave në 2021, ka shumë vështirësi, pasi aksesi në vaksinë për arsye të volumit tyre vaksinave bëhet e vështirë, por jemi duke vende që të na vijnë sa më shpejt vaksina, në një kohë kur vështirësi hasen në të gjithë botën. Ky akt normativ, që ne do të miratojmë sot është një akt për sigurimin e vaksinave”, tha Manastirliu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.