Aksioni i policisë në Elbasan, FNSH dhe RENEA rrethojnë një banesë, dyshohet se mund të ketë armë dhe lëndë narkotike.

23/03 19:34
Credits to Apollon TV
Aksioni i policisë në Elbasan, FNSH dhe RENEA rrethojnë një banesë, dyshohet se mund të ketë armë dhe lëndë narkotike.

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me forcat RENEA po zhvillojnë një aksion “blic” në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se kontrollet janë bërë në disa lagje dhe lokale ku dyshohet se fshihen persona të lidhur me krimin. FNSH dhe RENEA kanë rrethuar një banesë, në të cilën dyshohet se mbahen armë dhe lëndë narkotike.

Deri më tani raportohet se janë shoqëruar në komisariat 2 persona, por identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.

Ndërkohë kontrolle të befasishme po kryhen edhe në qytetin e Durrësit, ku policia e Durrësit në bashkëpunim me FNSH dhe forcat “Shqiponja”, po kontrollojnë makinat që qarkullojnë në qytet.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.