
Aksidentoi për vdekje dy të rinj në aksin Levan-Vlorë, Gjykata jep vendimin për 40-vjeçarin


Arrest ne burg per Andrea Karraj. 40 vjecari i arrestua per aksidentin e ndodhur diten e diel ne autostraden Levan – Vlorë.
Ku dy te rinj humben jeten dhe tre u plagosen. Seanca e sotme eshte zhvilluar me dyer te mbyllura ne Gjykaten e Vlores. Relatore ka qene gjyqtare Vjola Canaj
Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Vlorës për masën e arrestit me burg për 40- vjeçarin. Seanca ka nisur në orën 11 të mesditës së sotme ku mbi 40-vjeçarin rëndonin dy akuza Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen si dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur.
40-vjeçari është njohur me masën e sigurisë arrest me burg nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë. Tre të rinjtë e plagosur ndodhen në spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore por gjendja e tyre paraqitet e rënduar.