Aksidenti me 4 të plagosur përfshirë dhe 3 të mitur në Durrës, ndërron jetë 16-vjeçari, arrestohet drejtuesi i mjetit

28/02 9:16
Credits to Apollon TV
Aksidenti me 4 të plagosur përfshirë dhe 3 të mitur në Durrës, ndërron jetë 16-vjeçari, arrestohet drejtuesi i mjetit

Si pasojë e aksidentit të djeshëm në Durrës ku mbetën të plagosur 4 persona, ka ndërruar jetë ditën e sotme një 16-vjeçar.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sukth, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti tip Benz me një automjet tip Renault mbeten të plagosur 4 persona.

Personat e lënduar ishin drejtuesi i mjetit Renault, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në spital si dhe shtetasit E.B, 18 vjeç, B.M, 16 vjeç, dhe Z.B, 15 vjeç.

Policia e Shtetit ka arrestuar drejtruesin e mjetit tip Benz, shtetasin Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës

Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.