Aksidenti ku u shua familja Gushi, DEL EKSPERTIZA, “Audi” ishte me 160 km në orë

04/07 11:12
Credits to Apollon TV
Aksidenti ku u shua familja Gushi, DEL EKSPERTIZA, “Audi” ishte me 160 km në orë

Ka dalë ekspertiza e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.

Bëhet me dije se “audi” që drejtohej nga Igli Madani, që përplasi nga mbrapa edhe makinën ku ishte familja Gushi, po lëvizte me 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar. Ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik. 22-vjeçari rreth dy javë më parë shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbën jetë katër anëtarët e familjes Gushi.  Në aksidentin humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Igli Madani u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.