Aksidenti i trefishtë në aksin Fier-Vlorë, zbulohen EMRAT e 18-vjeçarit që humbi jetën dhe 4 të rinjve në gjendje të rëndë

28/02 16:15
Credits to Apollon TV
Aksidenti i trefishtë në aksin Fier-Vlorë, zbulohen EMRAT e 18-vjeçarit që humbi jetën dhe 4 të rinjve në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë në aksin rrugor Fier-Vlorë, solli vdekjen e një 18-vjeçari dhe plagosjen e disa të rinjve.

Sipas informacioneve për Fax News, të aksidentuarit janë: Klejdi Dori 16 vjeç i cili sipas të dhënave shëndetësore ndodhet në gjendje të mirë, Qirja Dori 20 vjeç vëllai i tij ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa nuk dihet saktësisht gjendja e tij shëndetësore.

Po ashtu në sallën e operacionit ndodhen edhe Flori Duraj 19 vjeç dhe Rei Leskaj 21 vjeç.

Fatkeqësisht si pasojë e aksidentit ndërroi jetë 18-vjeçari i identifikuar si Ermir Tare.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.