Aksidenti i tmerrshëm ku humbën jetën dy vajza të reja, gjykata jep vendimin qesharak. Reagon nëna e njërës prej vajzave

09/07 19:03
Credits to Apollon TV
Aksidenti i tmerrshëm ku humbën jetën dy vajza të reja, gjykata jep vendimin qesharak. Reagon nëna e njërës prej vajzave

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 4 vite heqje lirie, Behar Pemën i cili në shtator të vitit të kaluar përplasi një makinë ku udhëtonin 4 vajza, dy prej të cilave humbën jetën.

Vendimi u shpall sot nga Gjykata e Elbasanit për autorin i cili i mori jetën Lusinda Garunjës dhe Zheneta Qallias. Lidhur me këtë vendim ka reaguar nëna e një prej vajzave.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se ngjarjen e lanë në dorë të drejtësisë por jeta e dy vajzave vlejti vetëm 4 vite.

“Me 13 shtator ne ditelindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta moren jeten padrejtesisht… ne nje dite kur si cdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si cdo nane don me e pa bijen e vet, por ne arkivolin e ftofte… E dje ty e shoqen tande Xheni te v rane per se dyti… ia lame ne dore drejtesise e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te v dekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetem 4 vite denim per autorin… Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo bote…. Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papergjegjshmi me marre denimin e meritum e mos me e pesu edhe shum familje te tjera dhimbjen tone!!!!!” – shkruan ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 13 shtator të vitit të kaluar në dalje të autostradës së Elbasanit. 4 vajzat nga Shkodra po udhëtonin për të festuar ditëlindjen e 19-vjeçares Lusinda Garunja, por u kthye në një tragjedi. Behar Pema i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz”, goditi nga pas makinën tip “Volksëagen”, ku po udhëtonin katër vajzat. Pas përplasjes, katër vajzat mbetën të bllokuara në makinë dhe u desh ndërhyrja e Policisë dhe Zjarrfikëses për t’i nxjerrë nga aty e për t’i transportuar më pas në spital. Dy prej tyre humbën jetën teksa mbërritën në spital, ndërsa dy mundën të mbijetojnë.

HETIMET

Nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes, burimet nga Policia bënë të ditur se drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Behar Pema, është fajtori i këtij aksidenti. Ai ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje tërësisht të d ehur, ku testi e nxori me 0.99 mg/l. Pema u vu në p ranga nga Policia, pasi rezulton se ka drejtuar mjetin me shpejtësi tejet të lartë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë, çka për pasojë shkaktoi dy të v dekura dhe dy të p lagosura. Katër vajzat, banuese në Shkodër, ishin nisur të festonin një ditëlindje, por që nuk arritën dot kurrë në destinacion. Burimet thanë se katër vajzat ishin nisur për të festuar ditëlindjen e Lusinda Garunjës, e cila mbeti v iktimë e aksidentit të rëndë.

Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë ka folur edhe babai i 26-vjeçares Denisa Dibra, e cila drejtonte edhe automjetin. Edmond Dibra ka treguar se vajza e tij është përmendur në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, ndërsa nuk mban mend asgjë nga aksidenti.

Sakaq, Behar Pema, shoferi i automjetit tip “Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat, ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë. Sipas ekspertëve autoteknikë, ai nuk ka frenuar, pasi gjatë ekspertimit në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.