Aksidenti i rende, humb jeten punonjesi i policise, plagosen dhe 6 pasagjere

11/06 22:57
Credits to Apollon TV
Aksidenti i rende, humb jeten punonjesi i policise, plagosen dhe 6 pasagjere

Një punonjës policia ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Elbasan. “Panorama.al” mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të p lagosur kanë mbetur edhe 6 persona të tjerë, pasagjerë në dy mjetet e aksidentuara.

Po ashtu mësohet se v iktimë e aksidentit ka mbetur, Ardjan Xhaja punonjës policie në burgun e Peqinit.

Personat e plagosur janë: Adem Senja 53 vjeç, Nazmi Hysa 60 vjeç, Gezim Baku 60 vjeç, Marjus Hysa 30 vjeç, Kudret Hasa 27 vjeç, Maksim Ranxha 50 vjeç

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.