Aksidenti i frikshëm në Lushnjë, dy viktimat ishin elektriçistë që po ktheheshin nga puna (EMRAT)

06/04 19:38
Credits to Apollon TV
Aksidenti i frikshëm në Lushnjë, dy viktimat ishin elektriçistë që po ktheheshin nga puna (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Lushnjë, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, pranë fshatit “Gurrëz e vogël”.

Një mjet tip minifugon humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.Personat që humbën jetën mësohet se janë dy elektriçistë që ktheheshin nga puna, përkatësisht Ilir Shabani dhe Mihal Jani.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe u bë e mundur nxjerrja e viktimave nga makina si dhe identifikimi i trupave të pajetë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.