Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë 25 vjeçe

08/02 7:18
Credits to Apollon TV
Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë 25 vjeçe

Një vajzë 25 vjeçare ka humbur jetën në Tiranë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Viktimë ka mbetur shtetësja me inicialet A.A, 25 vjeçe. Ajo ka qenë duke kaluar rrugën në Institut kur është përplasur nga mjeti me drejtues shtetasin me inicialet E.B.

Ky i fundit është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit,  mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.