Aksident tragjik në Greqi, mediat: Kanë vdekur pesë shqiptarë

18/07 20:48
Credits to Apollon TV
Aksident tragjik në Greqi, mediat: Kanë vdekur pesë shqiptarë

Pesë shtetas me origjinë nga Shqipëria raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në afërsi të qytetit të Edessës në Greqi.

Mediat në vendin fqinj raportojnë se makina është përplasur me një kamion dhe për pasojë kanë ndërruar jetë pesë shqiptarët. Sipas të njëjtave burime, viktimat janë të gjithë në moshë të re.

Identitetet e tyre dhe rrethanat e ngjarjes nuk bëhen ende me dije, por paraprakisht Protothema  shkruan se makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në korsinë e kundërt, ku është përplasur më pas me kamionin.

Fatkeqësisht, përplasja ka rezultuar fatale dhe të pestë shqiptarët kanë ndërruar jetë. Edessa është në afërsi të Selanikut, rruga që të çon drejt këtij qyteti të banuar shumë edhe nga shqiptarët, për shkak të afërsisë me vendin tonë.

Sipas raportimit të , drejtuesi i kamionit është dërguar në spital dhe nuk rezulton të jetë në rrezik për jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:50, në kilometrin e 87 të rrugës nacionale të Selanikut Follorinë. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nxjerr personat e bllokuar në veturë, por fatkeqësisht të gjithë kanë ndërruar jetë. Makina është me targa shqiptare.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.