
Aksident tragjik, makina përplas për VDEKJE vajzën 7-vjeçare


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi ku një automjet ka përplasur një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit të policisë, 7-vjeçarja ka ndërruar jetë pas aksidentit.
Drejtuesi i mjetit me iniciale E. Sh. është shoqëruar për në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.