Aksident tragjik, makina del nga rruga në Gjakovë, humbin jetën tre persona, dyshohet se janë nga Shqipëria

17/04 10:34
Credits to Apollon TV
Aksident tragjik, makina del nga rruga në Gjakovë, humbin jetën tre persona, dyshohet se janë nga Shqipëria

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës.

Bëhet me dije se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës, dhe për pasojë kanë humbur jetën tre persona.

Dyshohet se personat që kanë humbur jetën janë nga Shqipëria dhe që kishin shkuar për një udhëtim në Kosovë.’

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, njofton policia.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.