Aksident pranë stadiumit ‘Air Albania’, makina del nga rruga dhe përplaset me një mjet të parkuar

05/04 19:27
Credits to Apollon TV
Aksident pranë stadiumit ‘Air Albania’, makina del nga rruga dhe përplaset me një mjet të parkuar

Një aksident ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Air Albania” mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë drejtuesi me iniciale B. Xh, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në afërsi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.

“Informacion paraprak, rreth orës 19:25, në afërsi të stadiumit “Air Albania” shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të parkuar aty në afërsi. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Sherbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit shtetasin B. Xh”, njofton policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.