Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin! Dyshohet për një të plagosur në gjendje të rëndë

24/04 21:00
Credits to Apollon TV
Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin! Dyshohet për një të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku dyshohet se ka mbetur i plagosur rëndë një person. Aksidenti ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë, ku janë përplasur një automjet tip “Smart” me një motor.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Ai është dërguar në spital ku dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 20:26, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, një mjet tip “Smart”  është perplasur me motomjetin tip “Lifan” me drejtues shtetasin A. S.  Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi h etimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.