Aksident ne qender te Qytetit te Fierit, makina perplas motorrin, policia jep njoftimin zyrtar

Një tjetër aksident është regjistuar në qytetin e Fierit, këtë herë në qendër të tij.
Një automjet tip Golf dhe një motor që shërbente për shpërndarjen e picave, janë përplasur me njëri tjetrin në kryqëzimin në qendër të qytetit.
I lënduar ka mbetur drejtuesi i motorrit, i cili është shoqëruar për në spitalin e Fierit.
Përplasja ka ndodhur në një orë, ky kjo rrugë, qarkullimi në të cilën orientohet nëpërmjet semaforëve, ka lëvizje të konsiderueshme mjetesh dhe këmbësorësh.
Ky është aksidenti I dytë brenda pak orëve në Fier, ndërsa fatmirësisht nuk janë shkaktuar viktima.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:25, te kryqëzimi në qëndër të qytetit Fier, automjeti tip “Golf” në pronësi të shtetasit A. K., është përplasur me një motomjet picerie që drejtohej nga shtetasi M. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.