Aksident në qender te Fierit, motorri perplas kembesorin

Nje aksident ka ndodhur kete mbasdite ne qender te qytetit Fier .Drejtuesi i motocikletes perplas nje kembesor i cili po kalonte rrugen kryesore.
I aksidentuari u transportua me ambulance ne spitalin e Fierit dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten .
Edhe drejtuesi i motorrit ndodhet ne spital per te mare mjekim, por te dy jashte rrezikut per jeten.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:25, në afërsi të qëndrës së qytetit Fier, shtetasi A. A., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka goditur një këmbësor, shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e goditjes, është dëmtuar këmbësori dhe drejtuesi i motomjetit të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.