
Aksident në Fier/ Përplasen dy makina, plagoset drejtuesi i mjetit. Dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Fierit

Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:55, në aksin rrugor Fier-Kraps, është përplasur mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. B.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota” cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.