Aksident në Divjakë, automjeti përplas fëmijën 5 vjeç, dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes

28/01 12:01
Credits to Apollon TV
Aksident në Divjakë, automjeti përplas fëmijën 5 vjeç, dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes

Një 54-vjeçar ka përplasur me makinë një 5-vjeçar, në fshatin Çermë Sektor, Divjakë. 

Sipas njoftimit, fëmija ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.


Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:10, në fshatin Çermë Sektor, Divjakë, shtetasi Xh. L., 54 vjeç banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. L dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.