
Aksident në Berat, i riu përplas me makinë këmbësoren, 67 vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital


Një aksident ka ndodhur në aksin Uznovë-Axhensi mesditën e sotme, ku një 22 vjeçar ka përplasur me mjetin e tij “Benz” 67 vjeçaren T.M.
E lënduara është dërguar menjëherë në spital ku dnodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 22 vjeçari S.M është shoqëruar në polici.
“Rreth orës 14:00, në aksin rrugorë Uznovë-Axhensi, në afërsi të karburantit Merko, shtetasi S.M, 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen T.M, 67 vjeçe, e cila po merr mjekim në spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Berat, për kryerjen e veprimeve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.