Aksident në autostradën e Fierit, s’ka të lënduar, por trafik kilometrik

15/03 18:27
Credits to Apollon TV

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën e Fierit.

Një fuoristradë është përplasur me një veturë ‘Audi A3’ dhe kanë përfunduar anës rrugës duke u përlasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e fortë fatmirësisht nuk ka të lënduar, por dy makinat e përfshira në aksident kanë shkaktuar trafik të gjatë në rrugë duke vështirësuar kalimin e mjeteve të tjera.

Edhe koha e keqe me shi ka ndikuar, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e aksidentit dhe lirimin e trafikut.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.